Botë

Media austriake: Orientimi i Ballkanit është i paqartë

Descriptive Text

Media austriake i ka kushtuar vëmendje situatës në Ballkan. Orientimi gjeopolitik i Ballkani është bërë i paqartë. Vërtet e rrezikshme mund të jetë në Maqedoni me tentativa për grusht shteti, shërbimet sekrete dhe arrestime për opozitën pro-ruse, transmeton KJ. Procesi i integrimit të Malit të Zi në NATO është kthyer në skenar komploti mes administratës së re amerikane dhe Rusisë.

Arrestimi i 16 serbëve pak përpara zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi nga qeveria e Gjukanoviqit për tentativë për grusht shteti, madje dhe vrasjen e kryeministrit, nga Serbia shihet si një skenar i qeverisë malazeze për të diskredituar opozitën pro-ruse, shkruan ‘Der Standard’.

E gjithë kjo situatë nuk do të thotë se nuk ka pasur ndërhyrje nga Rusia. Autoritetet serbe në fund të tetorit 2016 kanë kthyer dy agjentë rusë nga Serbia në Moskë, të cilët kanë qenë të përzier në kaosin malazez, mbase përgatisnin diçka edhe në Serbi vetë. Në Ballkan është e lehtë të aktivizosh kriminelë për veprime të tilla.

Shtetet e Ballkanit kanë institucione të dobëta dhe të cenueshme, pasi orientimi i tyre është bërë i paqartë prej marrjes së detyrës së presidencës nga Donald Trump. Integrimi në BE është shumë larg. Në Malin e Zi është e paqartë nëse shumica e banorëve kërkojnë integrimin në NATO dhe gjërat duket sikur janë gëlltitur. Megjithatë Rusia përzihet aktivisht edhe në Maqedoni dhe në Republikën Srpska, njëra nga dy pjesët e Bosnjës.

E rrezikshme paraqitet situata në Maqedoni, pasi pjesa pro-ruse e partisë qeverisëse VMRO-DPMNE heziton me këmbëngulje t’i japë pushtetin opozitës që ka krijuar shumicën me tre partitë shqiptare në parlament. Konflikti gati ka kaluar në urrejtje ndër-etnike dhe është kthyer në vëmendje të BE dhe SHBA.