Botë

Zjarr në një ndërtesë në Dubai, s’ka të lënduar

Në një rrokaqiell në Dubai sot ka shpërthyer zjarri, për shkak të të cilit objekti i lartë me 68 kate është evakuuar dhe nuk ka të dhëna nëse dikush me këtë rast është lënduar.

Zjarri shpërtheu në kullën Almas, në lagjen Jumeirah Lake Towers, transmeton kp.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë ekipet e shpëtimit dhe ndihmës së parë.