Botë

Shkon në 48 numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës në Kabul

Descriptive Text

14:43 - Ka shkuar në 48 numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Sipas njoftimit zyrtar, të lënduar janë edhe 112 të tjerë.


Dhjetëra të vrarë nga një sulm vetëvrasës në Kabul

Autoritetet afgane thonë se numri i personave të vrarë, pasi një sulmues shpërtheu eksplozivët jashtë një qendre për regjistrimin e votuesve në Kabul, ka arritur në 31 dhe 54 të tjerë janë plagosur.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, më herët kishin thënë se katër persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur, shkruan REL.

Reuters raporton se përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ISIS-i.

Sulmi ndodhi në një lagje të banuar me popullatë shiite, që ka qenë edhe në të kaluarën cak i sulmeve, për të cilat, përgjegjësinë e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Më 14 prill, në Afganistan ka nisur regjistrimi i votuesve për zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor.

Zyrtarët zgjedhorë kanë pranuar se siguria është një shqetësim i madh, teksa talibanët dhe grupet e tjera militante kanë kontroll territore në mbarë vendin.


Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dënuar sulmin, që sipas raportimeve të para ishte vetëvrasës, në një qendër Qendër Regjistrimi të Votuesve në kryeqytetin e Afganistanit – Kabul, i cili mori jetën e më shumë se 31 personave dhe la të plagosur më shumë se 50 të tjerë.

“Jam i trishtuar dhe e dënoj me fjalët më të ashpra sulmin vetëvrasës ndaj turmës së njerëzve, përderisa ata po prisnin për tu regjistruar për votim, sulm ky, që sipas raportimeve të para mori jetën e më shumë se 31 njerëzve dhe la të plagosur më shumë se 50 të tjerë. Familjarëve të viktimave i dërgoj ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të plagosurve shërbim sa më të shpejtë. Ky ishte një sulm kundër vendosjes së Demokracisë, si vlerë e çmueshme e qeverisjes përmes votës së lirë. Kosova mbetet e vendosur në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit dhe do të punojë fuqishëm me shtetet aleate dhe partnere për ta parandaluar të keqen kudo dhe ndaj kujdo që ajo mund të ndodh”, ka thënë Pacolli.