Botë

Burri që gjurmon objekte “të fshehura” radioaktive

Descriptive Text

E gjitha nisi me një video online. Andrew Walker po e shikonte një koleksionist të objekteve radioaktive tek i tregonte mjetet që i kishte mbledhur gjatë viteve, si antikitetet që përmbajnë uranium.

Walker mendoi se kërkimi i copëzave të tilla “në egërsi” mund të ishte gjë interesante dhe një hobi i pazakontë – kështu që e bleu një njehsor “Geiger”, shkruan Koha Ditore.

Shumë shpejt e kuptoi, siç do të thoshin shkencëtarët, se radioaktivitet ka kudo.

E dhëna e parë e tillë që e siguroi me mjetin e tij që e mat radioaktivitetin ishte në një zonë parkimi në afërsi të një restoranti meksikan të ushqimit të shpejtë në Idaho.

“Vërejta se kur po kalonim andej, njehsori im ‘Geiger’ po ngrihej”, kujton ai. Diçka aty pranë po lironte thërrmija atomike që përbëjnë radioaktivitet në sasi pak më të mëdha sesa mund të pritet – dhe mendoi se nuk mund ta mësonte se çfarë ishte... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)