Botë

Dy trena të pasagjerëve përplasen në Austri: 50 të lënduar

Dy trena udhëtarësh janë aksidentuar në Salzburg të Austrisë në orët e hershme të së premtes.

Sipas autoriteteve austriake, rreth 40 të lënduar është bilanci i këtij aksidenti hekurudhor. Incidenti ndodhi në stacionin kryesor të qytetit austriak, ka bërë të ditur Policia austriake.

Sipas raporteve të para, njëri nga trenat u përplas me një tjetër tren që po vinte nga Cyrihu. Zëdhënësi i Hekurudhave të Austrisë, Robert Mosser, ka thënë se ende është e paqartë se si ndodhi aksidenti.

Zyrtarët e sigurisë dolën në vendngjarje, dhe hetimet për këtë aksident të rrallë kanë filluar.