Botë

Bombë e Luftës së Dytë Botërore në Berlin, pritet evakuim i popullatës

Një evakuim i madh pritet të ndodhë në mëngjesin e sotëm në Berlin, në mënyrë që ekspertët të shkatërrojnë një bombë të Luftës së Dytë Botërore.

Ndërtesat do të lirohen nga ora 9 e mëngjesit në një rreze prej 800 metrash në zonën e ndërtimit ku bomba ishte gjetur nga disa punëtorë.

Zona përfshin objekte të ministrisë, një spital dhe stacionin kryesor hekurudhor, shkruan BBC.

Policia ka bërë të ditur se nuk ka rrezik nga bomba britanike 500 kilogramëshe.

Mijëra bomba të pashpërthyera nga vitet 1939-45 gjenden çdo vit në Gjermani.