Vdekja misterioze e gazetarit rus, “zyrtarë të sigurisë me maska më kanë rrethuar”

Vdekja misterioze e gazetarit rus, “zyrtarë të sigurisë me maska më kanë rrethuar”

16 prill 2018 13:04

Mbetet e veshur me mister vdekja e gazetarit investigativ rus, 32-vjecarit Maxim Borodin, i cili vdiq dy ditë pasi ra nga banesa e tij në katin e pestë, duke mos i shpëtuar dot plagëve të marra.

Maxsim Borodin, 32 vjeç, ishte një gazetar investigativ për gazetën ruse Novy Den. Ai u gjet pa ndjenja jashtë banesës së tij më 12 prill, pasi kishte rënë nga dritarja e apartamentit, u dërgua ne spital, por nuk shpëtoi dot, transmeton “Panorma”.

Policia ruse tha se incidenti “nuk ka gjasa të jetë një ngjarje kriminale”, por disa te njohur te tij, përfshirë edhe miqtë dhe redaktorin e gazetës së Borodin, kane shpehur shume dyshime per ngjarjen.

Në 5 të mëngjesit më 11 prill, një ditë para rënies së tij, nje mik i tij ka treguar se Borodin ishte i “alarmuar” sepse shtëpia e tij ishte “e rrethuar nga zyrtarë të sigurisë” të gjithë të maskuar në fytyrë.

Në një post në Facebook të shkruar në rusisht, miku i Borodin Vyacheslav Bashkov tha se gazetari kishte një “zë të shqetësuar” pasi ai shpjegoi se ai besonte se policia po priste një urdhër për të ndërhyrë.

Ai tha se Borodin e kishte telefonuar, sepse kishte nevojë për ndihmë për gjetjen e një avokati.

Baskhov tha: “Zëri i Max ishte i alarmuar, por jo histerik dhe unë e mora seriozisht, i premtova se do te njoftoj kedo te kem mundesi dhe do ta telefonte serish”.

Kyeredaktori ka deklaruar se nuk besonte se ai kishte kryer vetevrasje. Nderkohe qe gazetari ishte i njohur per investigimet e tij te forta. Nje shkrim qe ngjall dyshime eshte mbi nje investigim te tij, lidhur me mercenarët rusë te vendosur në Siri nga një kompani ruse, financuar nga Yevgeny Prigozhin.

Ky i fundit është nën akuzë në SHBA që prej shkurtit dhe akuzohet se ka tentuar të inuencojë zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme