Abdixhiku për sulmet në Siri: Përgjigje e njerëzore ndaj një regjimi të ligë, e denjë ndaj Rusisë

Abdixhiku për sulmet në Siri: Përgjigje e njerëzore ndaj një regjimi të ligë, e denjë ndaj Rusisë

14 prill 2018 10:04

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur përgjigje të drejtë dhe njerëzore sulmin e aleatëve perëndimorë mbi Siri.

“Më në fund një përgjigje e drejtë dhe njerëzore e SHBA-së me aleatë ndaj një regjimi të ligë e brutal që vret fëmijë e familje tash e sa vjet. Një përgjigje e denjë e Perëndimit edhe ndaj Rusisë”, ka shkruar Abdixhiku.

“Kosova i kupton e përjeton më së miri ditët si këto”, ka shtuar më tej ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme