Botë

Këto janë caqet që aleatët perëndimorë sulmuan mbi Siri

SHBA-ja në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe Francën, ka sulmuar Sirinë, kjo për t’i dhënë goditje regjimit të diktatorit Bashar Al-Assad.

Trump tha se qëllimi i këtij sulmi është që të ndalohet prodhimi dhe përdorimi i armëve kimike, transmeton Koha.net.

Sulmet kanë goditur Damaskun si dhe dy vende shumë pranë kryeqytetit sirian.

Sipas zyrtarëve të Pentagonit u goditën tri objektiva, një laborator kërkimor në Damask, i lidhur me prodhimin e armëve kimike dhe biologjike, një magazinë ku mbaheshin armë kimike në qytetin Holms dhe një magazinë tjetër ku mbaheshin pajisje për prodhim armësh dhe shërbente si qendër e rëndësishme komande, gjithashtu në afërsi të Holmsit.

Reuters raporton se sulmet ajrore në Siri kanë përfunduar, por ka forca ushtarake të gatshme, që në rast se u kërkohet ato do të intervenojnë.

Këtë sulm mbi regjimin sirian, e kanë përshëndetur Kanadaja, Turqia dhe NATO.