Botë

Rusia paralajmëron pasoja ndaj SHBA-së

Rusia ka paralajmëruar pasoja për sulmet ushtarake të udhëhequra nga SHBA-ja në Siri. Sulmin mbi Siri me armë kimike, Moska po i vlerëson si fyerje ndaj presidentit Vladimir Putin.

“Një skenar i paramenduar është duke u zbatuar. Përsëri, jemi duke u rrezikuar. Kemi paralajmëruar se aksione të tilla nuk do të mbesin pa pasoja”, ka shkruar në Twitter ambasadori rus, Anatoly Antonov, përcjell kp.

Sipas tij, Amerika si vendi me arsenalin më të madh të armëve kimike, nuk ka të drejtë morale që t’i fajësojë vendet e tjera.

Vladimir Putin, që kur mori anën e Bashar al-Assadit ka qenë njëri ndër kryesorët në mbijetesën e regjimit të presidentit sirian.

Përkrahja ruse me trupa dhe mbështetje ajrore ka bërë që forcat e Assadit të jenë në gjendje që të marrin kontrollin në disa pjesë të vendit, që kërcënoheshin para dy viteve nga rebelët dhe luftëtarët e ISIS-it.

Moska vazhdimisht ka mohuar përdorimin e armëve kimike.