Botë

Merkel: Tash për tash, s’mund të marrim pjesë në veprime ushtarake kundër Assadit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se Berlini nuk do të merrte pjesë në veprimet ushtarake kundër regjimit të Bashar al-Assadit dhe se ishte e dukshme që regjimi sirian zotëronte ende një arsenal kimik.

”Ne duhet tashmë të pranojmë se është e dukshme që shkatërrimi i armëve kimike siriane nuk ka qenë i plotë”, u shpreh ajo për median në Berlin, ”ndërsa ky arsenal duhej të ishte shkatërruar në vitin 2016”.

Merkel u shpreh se do të mbështesë gjithçka që bëhet për të nënkuptuar se përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm.

Pa dakordësinë e Dhomës së Deputetëve, asnjë operacion i Bundeswehr (ushtrisë gjermane) jashtë territorit nuk mund të zhvillohet, përcjell ksp.

Gjermania dërgoi avionë patrullues dhe furnizues mbi hapësirën e Sirisë dhe Irakut, por vetëm në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër grupeve xhihadiste.