Trump mund të shkarkojë kryehetuesin Mueller, shoqëria civile përgatitet për protestë

Trump mund të shkarkojë kryehetuesin Mueller, shoqëria civile përgatitet për protestë

12 prill 2018 08:52

Përplasja e presidentit Donald Trump me prokurorin special Robert Mueller arriti “pikën e vlimit” ditën e martë, kur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë deklaroi se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka të gjithë autoritetin ligjor për të shkarkuar kryehetuesin e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Gjithsesi, ky paralajmërim i presidentit amerikan nuk është pritur aspak mirë nga shoqëria civile në Shtetet e Bashkuara. Kjo e fundit po përgatitet për një valë protestash në të gjithë vendin, për të kundërshtuar një vendim të mundshëm të Trump, për të shkarkuar Mullerin.

Shkarkimi i zotit Mueller do të ishte një sinjal i pastër se Trump vepron sikur të ishte mbi ligjin – thuhet në një deklaratë të grupimit MoveOn.org, që ka planifikuar 800 manifestime në Amerikë, transmeton Tch.

Nëse Presidenti çon në fund planin e tij, atëherë çdo shtet do të ketë të paktën një tubim me parullën “Askush nuk është mbi ligjin” dhe deri tani të paktën 320 mijë persona kanë garantuar pjesëmarrjen.

Trump do të nxisë protesta edhe nëse vendos të shkarkojë zëvendës prokurorin e përgjithshëm, Rod Rosenstein, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e hetimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016.

Trump e ka kritikuar ashpër Mueller dhe paralajmëroi shkarkimin e tij pasi agjentët e FBI-së bastisën zyrat e avokatit të tij personal, Michael Cohen, pas një urdhëri të tij.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme