Botë

1,400 zyrtarë afganë janë shkarkuar për shkak të akuzave për korrupsion

Ministria afgane e Mbrojtjes ka shkarkuar pothuajse 1,400 zyrtarë për shkak të akuzave për korrupsion, vetëm gjatë vitit të kaluar.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Hilaluddin Hilal u ka thënë sot gazetarëve se Ministria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në luftimin e korrupsionit, duke shkarkuar 1,394 zyrtarë të saj. Më shumë se 300 zyrtarë që akuzohen për korrupsion, kanë dalë para drejtësisë, ka njoftuar ai.

Hilal ka njoftuar se ministria e Mbrojtjes është duke shqyrtuar mbi 1,800 pretendime për raste korruptive, në strukturat e mbrojtjes së vendit, duke shtuar se 170 raste tashmë u janë referuar agjencive për sundimin e ligjit. Këto raste përfshijë dyshime për abuzim me pushtetin dhe shitje të paligjshme të armëve.

Deklaratat e sotme vijnë vetëm një ditë pasi ministrja e Mbrojtjes njoftoi se një gjeneral afgan është arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas organizatës Transparency International, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit më 2016, Afganistani u rendit në vendin e 169 nga 176 shtete.