Botë

Moska detyron Britaninë të largojë 50 diplomatë nga Rusia

Rusia ka detyruar Britaninë që të heq më shumë se 50 persona nga ambasada britanike në Moskë, pas përplasjes diplomatike për helmimin e agjentit rus në ishull.

Britania e Madhe ka dëbuar 23 diplomatë rusë pas helmimit të 66 vjeçarit Serfei Skripal dhe vajzës së tij Yulia me helmin nervor Novichok, transmeton koha.net.

Rusia pas kësaj është hakmarrë duke dëbuar 23 diplomatë britanikë derisa marrëdhënia e dy kombeve është duke u bërë gjithnjë e më e tensionuar.

Londra ka thënë se Moska ishte përgjegjëse për këtë sulm, i cili është i pari i njohur i nivelit ushtarak me agjent nervor në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore.