Botë

Tërmet 6.9 ballësh godet Papua Guinenë e Re, s’ka tsunami

Descriptive Text

Melbourne, 30 mars – Një tërmet prej 6.9 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Papua Guinenë e Re, në jug të Oqeanit Paqësor.

Instituti i Hulumtimeve Gjeologjike të SHBA-ve (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit prej 6.9 ballë është 162 kilometra në distancë nga qyteti Rabaul të ishullit Britania e Re.

Tërmeti ka ndodhur në thellësi prej rreth 35 kilometrash ndërsa deri më tani nuk ka raportime për viktima ose dëme materiale.

Qendra e paralajmërimit prë tsunami në Paqësor njoftoi se pas tërmetit në brigjet e Papua Guinesë së Re mund të ketë tsunami. Qendra më pas e tërhoqi paralajmërimin.

Në tërmetet që ndodhën në fund të muajit shkurt dhe në fillim të muajit mars në Papua Guinenë e Re, 125 persona e kanë humbur jetën ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur pa kulm mbi kokë.