Botë

Ish-udhëheqësi katalanas arrestohet në Gjermani

Ish-udhëheqësi i Katalonjës, Carles Puigdemont është arrestuar në Gjermani. Kështu ka njoftuar ish-avokati i tij, shkruan RT, transmeton Koha.net.

Puigdemont iu shmang dje arrestimit duke u larguar nga Finlanda.  

Puigdemont në atë kohë po kthehej në Belgjikë dhe u arrestua nga autoritetet gjermane pas pikë kalimit të kufirit nga Danimarka.

Në Katalonjë gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u zhvilluan në dhjetor të vitit të kaluar, partitë që kërkojnë pavarësi nga Spanja, fituan shumicën.