Botë

Jep dorëheqje avokati i Trumpit në hetimin mbi Rusinë

Në Shtetet e Bashkuara, avokati kryesor që përfaqëson Presidentin Donald Trump, në hetimin që po zhvillohet nga Prokurori Special lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të 2016-ës, ka dhënë dorëheqjen.

Ai është John Dowd, njëri nga avokatët kryesor personal të Trmpit, transmeton Zëri i Amerikës.

Ai citohet të ketë thënë se “unë e dua Presidentin dhe i uroj atij çdo të mirë”.

Largimi i Dowd nga ekipi i avokatëve të Trumpit vjen disa ditë pasi Trumpi shtoi në ekip një tjetër avokat, Joseph diGenova, i njohur për nxitjen e një strategjie ligjore më agresive në ekipin e juristëve të Trumpit.