Botë

Spiuni rus në Britani u “helmua në veturën e tij”

Ish-spiuni rus dhe vajza e tij mund të jenë helmuar përmes ventilimit të sistemit në veturën e tyre, pohojnë ekspertë të inteligjencës britanike.

Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia janë gjetur në një park në Salisbury, Wiltshire, pak kohë pasi ishin ekspozuar nga agjenti vdekjeprurës nervor.

Mediat amerikane tash shkruajnë se ata mund të jenë ekspozuar nga helmimi përmes ventilimit në BMW-në e tij. Ata të dy ishin parë në veturën e Skripal pak orë pasi që ishin sëmurë si pasojë e helmimit, transmeton kp.

Mediat amerikane pohojnë se 38 persona mund të jenë kontaminuar me helmin toksik Novichok.

një substancë nga koha e Luftës së Ftohtë, diçka për të cilën rusët kishin deklaruar se nuk e kanë”, tha një zyrtar i lartë i inteligjencës britanike, shkruan Dailystar.

Pretendimet e fundit vijnë pas atyre të MI5 se agjenti rus mund të jetë helmuar nga një mini-dron që bartte helmin në formë pluhuri.