Trump: Helmimi i agjentit, duket se rusët janë fajtorë

Trump: Helmimi i agjentit, duket se rusët janë fajtorë

13 mars 2018 17:01

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi sot se “tingëllon” sikur Rusia është përgjegjëse për helmimin e ish-spiunit Sergej Skripal dhe vajzës së tij në Britani të Madhe, duke shtuar se lidhur me këtë do të diskutojë me kryeministren britanike, Theresa May.

“Tingëllon sikur ata besojnë se Rusia është përgjegjëse dhe gjithsesi këto gjetje do të kuptohen si fakte. SHBA do të dënojë Rusinë nëse kjo përputhet me gjetjet britanike”, u tha Trump gazetarëve para nisjes për në Kaliforni.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme