Botë

Disa të lënduar pas prishjes së shkallëve lëvizëse

Disa persona janë lënduar pasi shkallët lëvizëse ishin prishur në një qendër tregtare në Hong Kong, raporton BBC.

Një zëdhënës i qendrës tregtare Langham Place ka thënë se shkallët lëvizëse kanë patur një inspektim të sigurisë kohëve të fundit, transmeton Koha.net.

Ai ka kërkuar nga kompania e mirëmbajtjes për të hetuar shkakun e incidentit.

Më poshtë mund të shikoni momentin kur shkallët fillojnë të lëvizin prapa, duke lënë disa të lënduar.