Botë

Malala bën thirrje për luftimin e ideologjisë ekstremiste

Fituesja pakistaneze e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, ka bërë thirrje për një rezolutë kundër ideologjive ekstremiste dhe diskriminimit kundër grave.

“Unë do të shpresoja që shumë persona të ngriteshin kundër ekstremistëve, kundër jo vetëm ekstremistëve, jo vetëm personave, por kundër ideologjisë”, ka thënë Malala në një intervistë më 9 mars, transmeton rel.

“Sepse kjo është ajo që duhet ta luftojmë, një ideologji që nuk pranon gratë të barabarta me burrat dhe nuk pranon të drejtën e grave për t’u edukuar”, ka thënë ajo në një emision televiziv amerikan.

Malala, 20 vjeçare, ka fituar vëmendje pasi është qëlluar në kokë derisa ishte në autobusin e shkollës në Pakistan më 2012.

Ajo është qëlluar me armë nga një taliban për shkak të fushatës së saj për edukimin e vajzave.

Duke folur për sulmin ndaj saj, Malala ka thënë se, “ne nuk e kemi pritur që ata do të shënjestronin fëmijët, mirëpo ajo ka ndodhur”.

Malala ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2014, ndërsa tani është studente në Universitetin Oxford në Britani të Madhe.