Trump e quan të mirë për botën marrëveshjen për denukluarizim me Korenë Veriore

Trump e quan të mirë për botën marrëveshjen për denukluarizim me Korenë Veriore

10 mars 2018 10:46

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ai është duke punuar në marrëveshjen për Korenë Veriore në braktisjen e armëve bërthamore dhe pret se do të jetë “shumë e mirë” për gjithë botën.

“Marrëveshja me Korenë Veriorë është në proces e sipër dhe nëse realizohet do të jetë shumë e mirë për gjithë botën”, ka thënë Trump përmes një postimi në Twitter.

Postimi i Trumpit ka ardhur një ditë pasi Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan është pajtuar për t’u takuar me liderin verikorean Kim Jong Un në muajin maj, për të arritur një marrëveshje për largimin e armëve bërthamore në Gadishulli Korean.

Në postimin e tij, Trump ka thënë se ora dhe vendi i takimit nuk janë vendosur ende.

Më 9 mars, Trump ka folur me presidentin kinez, Xi Jinping dhe janë pajtuar për t’i bërë presion Koresë Veriore, duke mbajtur në fuqi sanksonet e miratuara nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vitin e kaluar, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Kina është aleatja kryesore e tregtisë për Phenianin. Trump dhe Xi janë zotuar për “mbajtjen në fuqi të sanksioneve derisa Koreja Veriore të marrë hapa të prekshëm dhe të verifikuar për denuklearizim”, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë i ka mohur kritikat që ka marrë Trumpi pasi ka njoftuar se do të takohet me Kimin.

“Ata kanë bërë premtime për denuklerizim, ata kanë bërë premtime për të ndaluar testimet raketore”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme