Presidenti polak u kërkon falje hebrenjve të dëbuar në vitin 1968

Presidenti polak u kërkon falje hebrenjve të dëbuar në vitin 1968

08 mars 2018 20:16

Presidenti polak, Andrzej Duda u kërkoi falje sot hebrenjve të ndjekur nga vendi i tij gjatë fushatës antisemite të vitit 1968, një gjest i përshëndetur nga personalitetet hebreje dhe që duket se mund të ulë tensionet mes Izraelit dhe Polonisë.

“Theksoj gjithashtu se Polonia e sotme, e lirë dhe e pavarur, brezi im, nuk e mban këtë përgjegjësi”, deklaroi Duda.

Presidenti 45-vjeçar iu drejtua herbenjve që u detyruan të largohen dhe familjarëve të tyre “Faljani, ju lutem faljani Republikës, polakëve, Polonisë së asaj kohe këto veprime të turpshme”.

Shefi i shtetit e mbajti këtë fjalim në kampusin e Universitetit të Varshavës me rastin e 50-vjetorit të revoltës së studentëve në mars 1968 kundër diktaturës komuniste, që kishte filluar në këtë vend me një grumbullim që u shpërnda me dhunë nga policia.

Kjo revoltë, e mbështetur edhe nga grupe të tjera sociale, u shoqërua nga një fushatë e dhunshme antisemite, e filluar nga autoritetet komuniste dhe që solli përndjekjen e të paktën 12 mijë hebrenjve polakë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme