Botë

Grave iraniane u ndalohet protesta në rrugët e Teheranit

Disa gra janë ndaluar në Teheran derisa ishin duke tentuar që të shënonin Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Aktivistet për të drejtat e njeriut kanë njoftuar se ato do të mbajnë një protestë paqësore jashtë Ministrisë së Punës në kryeqytetin iranian, për të kërkuar më shumë të drejta, transmeton rel.

“Në këtë ditë, jashtë një viti të tërë, ne si gra të këtij shteti duhet të jemi në gjendje t’i bëjmë këto qytete tonat, të qëndrojmë në këto rrugë dhe të kthehemi në fund të ditës në shtëpi, pa eshtra të thyera”, ka thënë ato përmes një deklarate më herët gjatë kësaj jave.

Gratë që kanë tentuar të mblidhen për protesta janë konfrontuar me forcat e sigurisë, duke u bazuar në llogaritë e mediave sociale.

Nuk është bërë i ditur nuk i grave të ndaluara.