Putin tregon kur do të urdhëronte përdorimin e armatimit bërthamor kundër Perëndimit

Putin tregon kur do të urdhëronte përdorimin e armatimit bërthamor kundër Perëndimit

08 mars 2018 11:30

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka bërë të qartë se nëse ata do të jenë në rrezik për spastrim, atëherë Rusia nuk do të hezitojë të përdorë armët nukleare ndaj Perëndimit.

Në një dokumentar televiziv, Putin u shpreh se edhe pse ai shpreson që nuk do të jetë nevoja për përdorimin e armëve nukleare, shteti rus mund t’i përdorë ato nëse ndjehet në rrezik nga armiqtë.

“Unë dëshiroj t’ua them këtë, dhe dua që kjo të jetë e ditur këtu edhe çdo kund tjetër. Planet e tona nuk janë për përdorimin e arsenalit bërthamor, dhe unë po shpresoj se kjo nuk do të ndodhë asnjëherë, mirëpo planet tona teorikisht parashohin përdorimin e tij nëse na duhet që me sulm të kundërpërgjigjemi”, tha Putin, raporton Expressi britanik, përcjell kp.

Putin thotë se kjo përgjigje është një e drejtë legale e tyre, duke shtuar tutje se kjo situatë do të ishte një katastrofë botërore për mbarë njerëzimin.

Këto kërcënime nga Putin erdhën në një kohë tensionesh diplomatike në mes të Britanisë së Madhe dhe Rusisë pasi një ish-spiun rus u helmua në Britani. Sergei Skripal së bashku me të bijën u dërguan në spital pasi shfaqën shenja të helmimit, dhe për momentin ata po luftojnë për jetën.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme