Botë

Putin: Kam kaluar mirë si spiun në Gjermaninë Lindore

Descriptive Text

Kryetari rus Vladimir ka deklaruar se derisa ka qenë i angazhuar si spiun në Gjermaninë Lindore, ka arritur përvojë të jashtëzakonshme duke rekrutuar agjentë dhe duke punuar me operativistë, transmeton Koha.net.

"Ata kanë qenë njerëz të jashtëzakonshëm, të klasës së parë me bindje, intelekt, moral, qëndrueshmëri dhe forcë jetësore. Kjo për mua ka qenë përvojë e jashtëzakonshme", ka theksuar Putin në dokumentarin Rendi botëror 2018, përcjell TASS.

Në pyetjen e se si spiunimi rus reflektohej në situatën politike gjatë viteve të fundit të Luftës së Ftohtë dhe se a dallonin shumë informatat dhe projeksionet e tyre nga ato që vërtetë ndodhën më vonë, kryetari rus është përgjigjur se për të kjo është pyetje e vështirë për të "sepse në atë kohë ka qenë vetëm spiun i thjeshtë".

"Nuk jam marrë me kurrfarë pune analitike, dhe në përgjithësi tani nuk mund ta di se çfarë i ka dërguar marrësit të informacionit, përkatësish çfarë ka dërguar shërbimi informativ në Gjermanin ë Lindore dhe te shërbimet tjera. Për këtë është më mirë ta pyesni Gorbaçovin”, ka thënë Putin.

I pyetur a ka mundur në atë kohë ta parashihte se do të përfundonte Lufta Ftohtë, kryetari rus është përgjigjur negativisht.