Disa të lënduar si pasojë e sulmit me thika në Vjenë

Disa të lënduar si pasojë e sulmit me thika në Vjenë

07 mars 2018 21:54

Shumë njerëz janë lënduar në një sulm me thika në rrugët e Vjenës, kanë raportuar mediat austriake.

Raportet e para kanë sugjeruar që një burrë me thikë ka sulmuar këmbësorët në parkun e famshëm Prater.

Duke cituar një zyrtar të policisë, Agjencia “Austria Press” raporton se tre persona kanë marrë lëndime serioze, ndërsa policia është në kërkim të sulmuesit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme