Rrëzohet helikopteri në Çeçeni, gjashtë të vdekur

Rrëzohet helikopteri në Çeçeni, gjashtë të vdekur

07 mars 2018 17:46

Raportimet nga Çeçenia kanë bërë të ditur se të paktën gjashtë persona kanë vdekur pas rrëzimit të një helikopteri afër kufirit më Gjeorgjinë.

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov ka thënë se helikopteri i ndërtuar nga Rusia, Mi-8, ka qenë pronë e shërbimit kufitar të Çeçenisë.

Kadyrov ka thënë se “kushtet e komplikuara atmosferike”, ka mundësi të kenë shkaktuar rrëzimin e helikoterit në malet në jug të vendit.

Ministria e Shëndetësisë së Çeçenisë ka thënë se një person është gjetur i gjallë nga shërbimet e shpëtimit dhe është dërguar menjëherë në spital.

Në raportimet e mëhershme është thënë se nëntë persona kanë qenë në bord kur helikopteri është rrëzuar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme