Botë

Referendumi në Osetinë Jugore për bashkim me Rusin, pas prillit

Moskë, 24 mars - Referendumi për hyrjen e Osetisë Jugore në përbërje të Federatës Ruse pritet të mbahet pas zgjedhjeve presidenciale në këtë vend, që mbahen muajin e ardhshëm. Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit, Anatolij Bibilov, transmetojnë mediet, transmeton Koha. net.

“Nuk është gjë e fshehtë se populli i Osetisë Jugore dëshiron të bëhet pjesë e Federatës Ruse. Ekziston marrëveshja me kryetarin e tashëm, ndërsa referendumi do të duhej të mbahej pas zgjedhjeve presidenciale”, tha Bibilov

Ai ka bërë të ditur se për këtë do të bëhen konsultime me autoritetet ruse, meqë çështja i përket drejtpërdrejt edhe Moskës.

“Ligjet ruse na bëjnë të mundur këtë gjë, por kjo në masë të madhe varet edhe nga rrethanat e tashme ndërkombëtare, tha Bibilov.