Botë

12 të zhdukur nga një ortek bore në Zvicër

Të paktën 12 persona rezultojnë të zhdukur pas një orteku të rënë në perëndim të Zvicrës, njoftoi sot policia lokale e rajonit të Valesë.

“Incidenti ndodhi në lartësinë 2500 metra, rreth orës 15:50 në Fenestral, në rajonin e Finhaut, pranë kufirit franko-zviceran”, saktësoi policia, transmeton KP.

Ajo nuk dha detaje të tjera për ortekun dhe fatin e personave të zhdukur.