Botë

Letër e dyshimtë me pluhur në adresë të Trump Jr., bashkëshortja shtrohet në spital

Descriptive Text

Bashkëshortja e djalit të madh të presidentit Donald Trump është transportuar menjëherë në spital si masë paraprake pas hapjes së një letre drejtuar bashkëshortit të saj që përmbante një pluhur të dyshimtë, njoftoi policia njujorkeze.

Vanessa Trump, 40 vjeçe, ka hapur letrën rreth paradites së sotme.

Sipas analizave të kryera, pudra që përmbante zarfi rezulton se ishte e padëmshme.

“Shërbimi Sekret” përgjegjës për sigurinë e familjes së presidentit konfirmoi se ka nisur ndërkohë hetimi për zbardhjen e rastit por pa dhënë detaje të tjera, raporto ATSH.

Vanessa Trump, një ish-modele, dhe Donald Trump Jr. kanë pesë fëmijë. Që prej marrjes zyrtarisht së detyrës së presidentit, Donald Trump, Donald Trump Jr. dhe vëllai i tij Erik kanë marrë në dorë drejtimin e Organizatës Trump, perandorisë së pasurive të patundshme të presidentit amerikan me seli në Trump Tower në Nju Jork.

Donald Trump Jr. mjaft aktiv në Twitter del hapur në mbrojtje të të atit duke sulmuar zërat e tij kritikë.