Botë

Në Londër gjendet një bombë nga Lufta e Dytë Botërore

Aeroporti i qytetit të Londrës është mbyllur dje, më 11 shkurt pasi është gjetur një bombë e Luftës së Dytë Botërore afër lumit Temza.

Deri në 16,000 pasagjerë kanë mbetur pa udhëtuar, pasi janë anuluar të gjitha fluturimet, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Bomba është zbuluar gjatë punimeve të planifikuara afër portës së aeroportit të Londrës.

Nga policia ka nisur zbatimi i masës përjashtuese prej 214 metrash.

Zyrtarët kanë thënë se ekipet e specializuara së bashku me marinën mbretërore janë duke punuar në reduktimin e rrezikut për publikun, derisa udhëtarëve u është thënë të shmangin aeroportin.

Ky aeroport është shumë më i vogël në krahasim me Aeroportin Heathrow që gjendet më larg kryeqytetit.

Londra është goditur nga mijëra bomba gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga forcat ajrore të Gjermanisë në periudhën e shtatorit 1940 deri në maj të vitit 1941.