Botë

Hetime për sulm kibernetik në Lojërat Olimpike

Zyrtarët në Lojërat Olimpike Dimërore në Pjonçang të Koresë Jugore, po zhvillojnë hetime për sulmin kibernetik në sistemet e Internetit dhe të WI-Fi-së, pak kohë para ceremonisë së djeshme të hapjes.

Organizuesit thanë se serverët e lojërave ishin sulmuar afro 45 minuta para ceremonisë së hapjes, duke shkaktuar probleme në Internet në qendrën kryesore të gazetarëve, transmeton rel.

Zyrtarët i kanë ndalur serverët për parandalimin e dëmit të mëtejshëm dhe kjo ka çuar në mbylljen e faqes në Internet të Lojërave Dimërore në Pjonçang.

Pas afro 15 orëve sistemi është rregulluar dhe ka vepruar normalisht, ka thënë zëdhënësja, Nancy Park, dhe ka njoftuar se Ministria e mbrojtjes e Koresë Jugore dhe ekipi i sigurisë kibernetike, po zhvillojnë hetime për këtë sulm.