Mjekët dolën nga spitalet për të shpëtuar të plagosurit nëpër rrugët e Londrës

Mjekët dolën nga spitalet për të shpëtuar të plagosurit nëpër rrugët e Londrës

23 March 2017 10:24

Mjekët lanë vendet e tyre të punës nëpër spitale dhe dolën për të shpëtuar të mbijetuarit e sulmit që ndodhi të mërkurën në Londër.

Dhjetëra mjekë janë parë nëpër rrugë derisa po shpëtonin të plagosurit në Westminster.

Mediat angleze kanë publikuar një foto të një mjeku i cili dukej i tmerruar nga skenat që ka parë.

Në sulmin e së mërkurës kanë vdekur pesë persona, përfshirë edhe sulmuesin.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme