Kremlini mohon se i ka dhënë “ryshfet” Fillonit

Kremlini mohon se i ka dhënë “ryshfet” Fillonit

23 March 2017 09:21

Kremlini i hodhi poshtë raportet se kandidati për president të Francës, François Fillon, është paguar 50,000 euro për të aranzhuar një takim midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe manjatit libanez të naftës, Fouad Makhzoumi.

Sipas raportit në të përjavshmen franceze, Le Canard Enchaine, kompania këshilluese e Fillonit ka aranzhuar takimin në një forum ekonomik, më 2015.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se raporti është "lajm i rremë".

"Takimet e presidentit organizohen sipas protokollit dhe Kremlini nuk ka nevojë për ndonjë ndërmjetës", tha Peskov.

Fillon tashmë është duke u hetuar mbi akuzat se gruaja e tij është paguar me vite të tëra për një punë qeveritare, të cilën nuk e ka bërë.

Fillon, dikur favorit për t'i fituar zgjedhjet presidenciale në Francë, ka rënë tani në vendin e tretë në sondazhe.

Rrethi i parë i zgjedhjeve do të mbahet në prill.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme