“Kabineti i Turmpit është monitoruar rastësisht”

“Kabineti i Turmpit është monitoruar rastësisht”

23 March 2017 09:15

“Komunikimet paszgjedhore të kabinetit të Donald Trumpit u përfshinë në një monitorim të rastit nga agjencitë e inteligjencës”, kështu deklaroi ligjvënësi republikan, Devin Nunes. Sipas Nunes, i cili është edhe Kryetar i Komitetit të Inteligjencës, raportet të cilat janë përhapur, janë "krejtësisht të papërshtatshme".

Nunes, këmbënguli se informacioni i mbledhur nuk ishte i ndërlidhur me hetimin e FBI-së për lidhjet e dyshuara ndërmjet kabinetit të Trumpit dhe zyrtarëve rusë gjatë fushatës zgjedhore.

Këshilltarët e fushatës presidenciale të presidentit Trump aktualisht po i nënshtrohen hetimit nga FBI-ja, derisa këta të fundit po bëjnë përpjekje për të zbuluar nëse Moska ka ndërhyrë në fushatën presidenciale për ta dëmtuar Hillary Clintonin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme