Botë

Rritet numri i të arrestuarve për sulmin në Londër

Policia ka njoftuar se shtatë persona janë arrestuar si të dyshuar për sulmin në Londër në të cilin u vranë katër persona.

Shefi i kundërterrorizmit, Mark Rowley ka thënë se mbi 100 detektivë kanë punuar të mërkurën mbrëma dhe kanë kryer bastisje në gjashtë adresa, transmeton Koha.net.

Shtatë persona janë në gjendje të rëndë derisa 29 persona kanë marrë trajtime mjekësore, ka shtuar Rowley.