Njëra nga viktimat e sulmit në Londër ishte mësuese e gjuhës

Njëra nga viktimat e sulmit në Londër ishte mësuese e gjuhës

23 March 2017 09:01

Një viktimë e sulmit terrorist në Westminster të Londrës është vrarë derisa po shkonte për të marrë fëmijët e saj nga shkolla.

Aysha Frade, 43-vjeçare, ishte rrugës për të takuar dy fëmijët e saj, tetë dhe 11-vjeçar, kur ajo u vra në rrugët e Londrës.

Ajo është në mesin e katër viktimave që vdiqën kur një sulmues goditi ata me një veturë Hyundai 4x4 në Westminster Bridge, transmeton Koha.net.

Ajo ishte mësuese e gjuhës spanjolle në një kolegj afër vendit ku ndodhi sulmi terrorist.

Aysha është spanjolle e lindur në Britani. Familja e saj do të udhëtojë për në Londër nga qyteti i La Corunas në Spanjë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme