Tre të arrestuar për sulmin në Londër

Tre të arrestuar për sulmin në Londër

23 March 2017 08:36

Policia ka bastisur një shtëpi në qendër të Birminghamit dhe ka arrestuar tre të dyshuar në lidhje me sulmin terrorist në Westminster.

Dhjetëra policë kanë bastisur një shtëpi në Hagley Road në qendër të qytetit dhe një dëshmitar beson se fqinji i tij është njëri prej sulmuesve në Londër.

Një burim tjetër ka pohuar se vetura 4x4 që u përdor të mërkurën për të shkelur kalimtarët ishte marrë me qira në të njëjtën rrugë ku banonte i dyshuari.

Policia britanike ka konfirmuar se numri i të vdekurve nga sulmet në Londër ka shkuar në pesë, kurse 40 persona janë lënduar nga këto sulme.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme