Mladiqi lirohet nga burgu për trajtim mjekësor?

Mladiqi lirohet nga burgu për trajtim mjekësor?

22 March 2017 23:12

Moska shpreson se ish-lideri ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiq, do t’i garantohet lirim i përkohshëm nga burgu në Hagë, për t’iu nënshtruar trajtimit mjekësor në Rusi.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme ruse, vjen vetëm një ditë pasi Tribunali Ndërkombëtar për Krime luftë për ish Jugosllavi, ka pranuar një kërkesë nga avokatët e Mladiqit, të cilët thonë se gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar.

Gjyqi ndaj Mladiqit ka përfunduar në dhjetor.

Gjykatësit janë duke shqyrtuar aktgjykimet mbi akuzat për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij në luftën në Bosnjë në vitet 1992-95.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme