Botë

Arrestohet 58-vjeçari pasi thyen me çekan veturat e policisë

Autoritetet në Dallas kanë arrestuar 58-vjeçarin Gregory Hal Simpson, pasi i njëjti ka thyer dritaret dhe dyert e 12 veturave të policisë amerikane.

Zëdhënësja e Departamentit të Policisë në Dallas, Diana Browing, ka thënë se i arrestuari gjendet në paraburgim, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Koha.net.

Browing ka thënë se Simpson ka shkuar në parkingun e nënstacionit të Patrullës Qendrore në Dallas, rreth orës 5 të mëngjesit dhe me çekan ka dëmtuar 12 vetura.

Policia raporton se brenda ka hyrë fshehurazi nga një derë prapa stacionit policor.

Dëmet që ai shkaktoi arrijnë vlerën e 50,000 dollarëve.