AP: Shefi i fushatës së Trumpit ka punuar për Putinin

AP: Shefi i fushatës së Trumpit ka punuar për Putinin

22 March 2017 21:22

Drejtuesi i fushatës elektorale të presidentit amerikan Donald Trump ka punuar në mënyrë të fshehtë për një miliarder rus, për të asistuar presidentin Vladimir Putin.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Associated Press”, sipas të cilës Paul Manafort ka propozuar një strategji për të goditur fraksionet opozitare anti-ruse në ish-republikat sovietike rreth një dekadë më parë. 

Burimi informativ raporton se dokumenta dhe intervista të mëparshme mbështesin pretendimet e tij për zotin Manafort. Ky i fundit ka insistuar se nuk ka punuar kurrë për interesat ruse. 

Ai ka punuar si kryetar pa portofol i fushatës elektorale të Trumpit nga marsi deri në gusht të vitit të kaluar, përfshirë periudhën gjatë të cilës miliarderi njujorkez vulosi kandidaturën e tij. 

Manafort dha dorëheqjen pasi “Associated Press” zbuloi se ai kishte koordinuar një operacion sekret lobimi në favor të partisë pro-ruse të Ukrainës deri në vitin 2014, transmeton tch.

Agjencia e lajmeve pretendon se të dhëna të dokumentuara biznesi lidhin në mënyrë direkte Manafort me interesat e Putinit në rajonet ish-sovietike. 

Lajmi vjen në një kohë kur këshilltarët e fushatës së Trumpit janë subjekt i një hetimi të FBI-së dhe dy hetimeve të Kongresit për ndikimin rus.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme