Botë

Për herë të parë, pas 60 vjetësh, një lider turk viziton Vatikanin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të takohet sot me Papa Françeskua.

Kjo është vizita e parë e një lideri turk në Vatikan në 59 vjet e fundit.

Gjatë këtij takimi pritet të bisedohet për statusin e Jerusalemit, marrëdhënet Turqi-Vatikan, për Sirinë, krizën e refugjatëve, terrorizmin, ksenofobinë dhe islamofobinë.

Autoritetet italiane kanë vënë ndalim për protesta në qendër të Romës, gjatë vizitës së Erdoganit dhe 3,500 policë janë vënë në detyrë.

Papa dhe Erdogan janë takuar për herën e fundit më 2014, pas vizitës së papës në Turqi.

Marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Vatikanit kanë qenë të tensionuara nga qershori i vitit 2016, kur papa Françesku e kishte cilësuar “gjenocid”, vrasjen e armenëve nga dora e trupave otomane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ankaraja kundërshton përdorimin e termit gjenocid për të përshkruar këto vrasje dhe ka reaguar duke akuzuar papën për shpërndarje të “gënjeshtrave”.