Botë

Trump dhe May bisedojnë me telefon për sulmin në Londër

Presidenti amerikan, Donald Trump ka biseduar të mërkurën me kryeministren britanike Theresa May për zhvillimet në qendër të Londrës, të cilat policia britanike i trajton si “incident terrorist”.

Këtë e ka bërë të ditur sot Shtëpia e Bardhë, transmeton AFP.

Ndryshe, në sulmin e sotëm para Parlamentit britanik kanë humbur jetën katër persona dhe 20 të tjerë janë të plagosur. Në mesin e të vrarëve është edhe sulmuesi, transmeton kp.

Motivet e sulmit tash për tash janë të panjohura.