Botë

Përmbyset barka me emigrantë, 90 të mbytur

Descriptive Text

Rreth 90 emigrantë dyshohet se janë mbytur, pasi një varkë është përmbytur në bregun e Libisë, thotë agjencia e migracionit e OKB-së.

Tre të mbijetuar thanë se shumica e emigrantëve që u mbytën ishin shtetas pakistanezë.

Olivia Headon, një zëdhënëse e IOM, tha se 10 kufoma ishin gjetur në breg, pranë qytetit libian të Zuwara. Tetë besohej të ishin pakistanezë dhe dy libianë.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes dhe numri i saktë i viktimave.

Libia ka qenë për vite me radhë një rrugë kryesore transiti për emigrantët që përpiqen të arrijnë në Evropën Jugore nga deti.

Por vitin e kaluar BE arriti një marrëveshje të diskutueshme për të ofruar ndihmë për rojet bregdetare libiane për të ndalur rrjedhën e anijeve që mbanin emigrantë dhe refugjatë në Itali.