Një grua e vrarë, disa të lënduar rëndë në Londër

Një grua e vrarë, disa të lënduar rëndë në Londër

22 March 2017 17:22

Një grua ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar, përfshirë disa në gjendje shumë të rëndë, në incidentin e sotëm në urën Westminster në Londër.

Një person kishte shkelur me veturë këmbësorët në këtë urë dhe më pas kishte therur një polic në Parlamentin e Britanisë së Madhe.

Tani një doktor në Spitalin “St Thomas” ka njoftuar për BBC-në se një grua ka vdekur dhe të tjerët kanë edhe lëndime “katastrofike”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme