Policia britanike po e trajton si terrorizëm incidentin te Parlamenti

Policia britanike po e trajton si terrorizëm incidentin te Parlamenti

22 March 2017 16:47

Policia e Britanisë së Madhe ka njoftuar se po e trajton incidentin në afërsi të Parlamentit si incident terrorist.

Pak minuta më herët në qendër të Londrës janë dëgjuar të shtëna armësh. Policia kishte njoftuar se një polic është therur me thikë, ndërsa sulmuesi është qëlluar nga policia.

“Zyrtarët që kanë mbetur në vendin e ngjarjes dhe ne po e trajtojmë këtë si incident terrorist, deri sa të kemi informata tjera”, ka njoftuar policia, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme