Botë

Ishulli Bali në Indonezi goditet nga një tërmet i fortë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur të mërkurën ishullin indonezian Bali, duke shkaktuar panik të madh te njerëzit të cilët braktisën shtëpitë e tyre.

“Tërmeti nuk ka shkaktuar cunami. Dridhja e tokës është ndjerë në pjesën më të madhe të krahinës Bali”, deklaroi Sutopo Purwo Nugroho, në cilësi të zëdhënësit të agjencisë Kombëtare për Menaxhim me Katastrofa.

Agjencia ka regjistruar një tërmet prej 6,4 ballësh sipas Rihterit në një thellësi prej rreth 117 kilometra, ndërsa 23 kilometra në lindje nga kryeqyteti i krahinës, Denpasara.