Botë

Sulm në një hotel në Afganistan, 40 të vrarë

Kabul, 25 janar – Të paktën 40 persona u vranë në një sulm me objektiv hotelin ”Intercontinental” të Kabulit, ku në mesin e viktimave 25 ishin afganë dhe 15 shtetas të huaj, sipas burimeve afgane dhe diplomatike, bën të ditur AFP, transmeton ATSH.

“Bilanci përfundimtar u raportua në 25 të vdekur afganë”, tha për median zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Wahid Majrooh.

Këtyre të dhënave i shtohen edhe 15 shtetas të huaj, për të cilët janë vënë në dijeni ambasadat dhe qeveritë respektive, përfshirë katër shtetas amerikanë.