Belfast, 25 janar – Pesë partitë kryesore të Irlandës së Veriut nisën dje, në Belfast, negociata të reja, të paraqitura si shansi i fundit për të dalë nga kriza politike, pa qeveri prej një viti.
Grupime të ndryshme politike takuan secili sipas radhës ministren e re britanike për Irlandën e Veriut, Karen Bradley, ndërmjetësuesja e bisedimeve, e cila saktësoi se do të ishte një seri e shkurtër dhe intensive bisedimesh për zgjidhjen e krizës, por pa përcaktuar ndërkohë një ultimatum.
Bisedimet duhet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Bradley e cilësoi javën e kaluar përpjekjen për dialog, si shansin e fundit për të arritur një marrëveshje, ndërsa ministri irlandez i Punëve të Jashtme, Simon Coveney, i pranishëm në bisedime, paralajmëroi se koha ishte e kufizuar.
-
25 janar 2018 11:18
-
Shpërndaje në: